Kriza në Venezuelë, SHBA me propozim të ri

Sekretari shtetëror amerikanë, Majk Pompeo dje propozoi që edhe Nikolas Maduro dhe Huan Guaido të heqin dorë nga gara presidenciale gjatë periudhës së tranzicionit, ndërsa “Këshilli shtetëror”, i formuar nga përfaqësues të qeverisë dhe opozitës të jetë përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme presidenciale dhe parlamentare në afat prej gjashtë deri në 12 muaj.

Pompeo propozoi që Guaido gjatë periudhës së tranzicionit të qëndrojë kryetar i Parlamentit dhe t’i lejohet të kandidohet për president.

“Ai (Guaido) është politikani më i popullarizuar në Venezuelë dhe nëse zgjedhjet do të ishin tani do të kishte një rezultat tepër të mirë”, theksoi Pompeo.

Ai shtoi se SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Guaidon.

“Nikolas Maduro duhet të largohet. Gjithmonë kemi thënë se Maduro asnjëherë më nuk do të jetë në pushtet në Venezuelë”, theksoi Pompeo.

SHBA-ja nga janari i vitit 2019 e pranoi Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës. Por, mbështetja nga SHBA-ja dhe e 50 shteteve në botë nuk çuan deri në zgjidhjen e krizës në Venezuelë.