OKB-ja jep alarmin për “krizën sanitare” në Gaza

Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë Rripin e Gazës, duke përfshirë deri në 40,000 tonë vetëm në Jabalia.

Sipas kësaj agjencie, mushkonjat, mizat dhe minjtë po përhapen, e bashkë me to edhe sëmundjet.

UNRWA tha se situata do të përkeqësohet me rritjen e temperaturave, duke shtuar se palestinezët, duke përfshirë qindra mijëra fëmijë, po mbijetojnë me më pak se 1 litër ujë për person në ditë.