Ohër, dezinfektimi i Kopshtit në prani të fëmijëve

Inspektimi i jashtëzakonshëm i inspektoratit sanitar dhe shëndetësor shtetëror, në kopshtin e fëmijëve në Ohër, tregoi se dezinfektimi i objektit “Rosica”, kishte filluar derisa fëmijët kishin qenë prezent aty. Dhjetë ditë më parë, një fotografi që tregon qartë fëmijët duke luajtur derisa kryhej dezinfektimi, shkaktoi reagime në rrjetet sociale dhe në opinion.

Ndërmarrja Publike “Ohridski Komunalec” kreu dezinfektim në objektin e këtij kopshti të qytetit, deri sa ata ishin njoftuar gojarisht. Dezinfektimi filloi në kopshtin “Rosica”, i cili është gjithashtu në fotografinë e bashkangjitur në parashtresë, ku vërehet prania e fëmijëve gjatë spërkatjes me dezinfektues – thonë nga Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor.

Nga ana tjetër, drejtorja e kopshtit, dhjetë ditë më parë siguroi që fëmijët ishin të sigurt. Edukatorja përgjegjëse, shkruan në raport se ka thënë që spërkatje ka filluar, gjatë daljes së fëmijëve nga një hapësirë lojërash në tjetrën. Por, në gjetjen e inspektoratit thuhet se rasti u raportua në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, për të përcaktuar gjendjen faktike dhe për të marrë masa të mëtejshme në përputhje me kompetencat e tyre. Parashtresën te inspektorati e paraqiti dega e VMRO-së në Ohër.

Është konstatuar se mjetet e përdorura për dezinfektimin e kopshtit, nuk është dashur të përdoren në prani të njerëzve, apo fëmijëve. Qendra për Shëndetin Publik në Ohër e konfirmoi atë në një shkresë në letër – u shpreh Sasho Donev-Kryetar i degës së VMRO-DPMNE-së, Ohër.

Dezinfektimi është kryer nga ndërmarrja publike komunale e Ohrit, për të cilën në raportin e inspektimit thuhet se ata nuk kanë marrë as aprovim nga Ministria e Shëndetësisë, për dezinfektimin e hapësirave publike. Spërkatja në kopshtin e fëmijëve u bë sipas një urdhri gojor të dhënë nga komuna./ALSAT