Dhjetëra viktima e shumë të plagosur, përplasen dy trena pasagjerësh në Egjipt

Mësohet se si pasojë e përplasjes së dy trenave kanë humbur jetën 32 persona. Ndërkohë që 60 persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi pranë qytetit të Sohag, rreth 500 km në jug të kryeqytetit, Kajros.

Autoriteti hekurudhor i Egjiptit tha se aksidenti ka ndodhur për shkak të një defekti në frenat e emergjencës tek një prej trenave.

Një prej trenave kishte ndaluar, ndërsa tjetri e përplasi nga pas. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë.