Vitet kishin kaluar. Ishte në moshë të shtyer. Mirëpo me elan të një gjuhëtari të moshës së re fliste për shkollimin. Kishte kalur dekada në arsimimin e gjeneratave, por nuk ishte lodhur. Kishte shkelur të tetëdhjetat kur zhvilluam intervistën e fundit, mirëpo për gabimet në tekstet shkollore brengosej më shumë se kolegët e tij të rinj.
Arsimtari, aktivisti dhe ish drejtori i shkollës “Bajram Shabani” në Kumanovë, Shaip Saliu, fliste një shqipe të pastër. Por edhe porosia për rininë ishte që ta respektojnë dhe ta flasin gjuhën letrare shqipe .
“Ta ruajmë gjuhën tonë. Gjuha jonë letrare është e bukur. Pa komb nuk ka gjuhë, e as pa gjuhë nuk ka komb”, përsëriti disa herë në itervistën e zhvillur në kuadër të projektit të Lajm Tv, për përgatitjen e një dokumentari për zhvilimet e viteve të 80-ta dhe 90-ta.
Si pishtar i arsimit shqip në Kumanovë, ai kishte porosi zemërgjëra për kolegët e tij të rinj. Nxënësit duhet t’i respektoni si fëmijët tuaj.
“Nxënësit duhet t’i doni si fëmijët tuaj. Nuk duhet të bëni dallim mes nxënësve, a janë të pasur a të varfër. Të gjithë janë njësoj”.