Ofertë prej 30 milionë euro në sezon, Ramos ende i pavendosur për të ardhmen

Sergio Ramos vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij.

Qendërmbrojtësi spanjoll po kalon vitin e dytë në kryeqytetin francez me Paris Saint Germain, por kontrata e tij skadon në verë.

37-vjeçari ka ofertë nga PSG për vazhdimin e kontratës, por ai ende nuk e ka marrë këtë vendim.

Për spanjollin ka një tjetër ofertë e cila e ka tunduar shumë atë për të ardhmen e tij.

Sipas gazetës së madhe franceze L’Equipe, mbrojtësit spanjoll i ka ardhur në duar një ofertë prej 30 milionë euro në sezon nga skuadra arabe Al-Hilal.

Ramos që fiton 15 milionë euro në sezon ende nuk i ka kthyer një përgjigje skuadrës arabe dhe po merr kohë duke e vlerësuar atë.

Gjithsesi interesim për qendërmbrojtësin ka shprehur edhe skuadra e tij e parë në karrierë Sevilla që dëshiron ta rikthejë në La Liga.