Kthimi i Contes te Juventusi është vetëm një ëndërr

Gazeta italiane Tuttosport ka shpjeguar pse Antonio Conte nuk ka gjasa të kthehet në Juventus pas shkarkimit të tij nga Tottenham Hotspur.

Koha e trajnerit 53-vjeçar italian me Spurs erdhi në një përfundim të papritur të dielën javën e kaluar, duke i dhënë fund kohës së tij disa muaj më herët, pas zhurmës së tij shpërthyese në një konferencë për shtyp pas barazimit 3-3 me Southampton.

Conte bëri mirë në sezonin e tij debutues me Tottenhamin, por çështje të ndryshme brenda dhe jashtë fushës e prishën kohën e tij në Londër këtë sezon, duke e shtyrë klubin të binte dakord për një ndërprerje të kontratës me trajnerin.

Gazeta Tuttosport shpjegon pse një rikthim i mundshëm i Contes në Juventus është vetëm një ëndërr, duke vënë në dukje se si trajneri duhet të rifitojë ekuilibrin e tij pas një periudhe të vështirë.

Sapo trajneri u largua nga Tottenham, ai u lidh me klube të ndryshme italiane, përfshirë Juventusin, por një rikthim te Bianconerët nuk ka gjasa.

Tani për tani, Conte duket se do të marrë një vit pushimi, duke e lejuar atë të kalojë kohë me familjen e tij dhe të rimbushë bateritë përpara se të kthehet në botën e futbollit. /Telegrafi/