Oda e Hotelerisë së Kosovës, Ftesë mjeshtrit të kuzhinës Faruk Nezirit për kryetar të jurisë

Oda e Hotelerisë së Republikës së Kosovës i ka bërë ftesë zyrtare mjeshtrit të madh me renome ndërkombëtare të kuzhinës italiane z.Faruk Neziri, për kryetar të Jurisë profesionale për garë nacionale të kuzhinierëve në Kosovë, njofton gazeta “Lajm” Shkup, duke u thirrur në burime nga kancelaria e zotit Neziri. Ky event në Prishtinë do të mbahet duke nisur nga 20 janari 2023, për 4 ditë rradhazi do të zhvillohet “gara e guzhinierëve”. Në prag të festave të fundvitit, “N’majë t’gjuhës” nuk kishte si të mos shndërrohej në një “sofër” të ngrohtë e të shijshme, në Prishtinë. Përfaqësuesit e Oda Hotelerisë Turistike, ishin të ftuarit ku përballë Xheraldina Vulës, treguan shumëçka nga kjo industri. Një ngjarje e bukur do të ndodhë për herë të parë në Kosovë. Duke nisur nga 20 Janari, për 4 ditë rradhazi do të zhvillohet “gara e guzhinierëve”. Një konkurs me një juri ndërkombëtare, me në krye shefin Faruk Neziri, i cili ka qenë themelues i “Shijes Shqiptare”. Neziri së bashku me profesionistë nga Shqipëria, Maqedonia e më gjerë, do të zgjedhin më të talentuarin.