OBSH: Nuk prova që Co vid-19 u përhap në Wuhan para dhjetorit të vitit 2019

Një ekip i ekspertëve ndërkombëtarë që po heton origjinën e koronavirusit, e hodhi poshtë teorinë që ai të ketë dalë nga laboratori.

Peter Ben Embarek, udhëheqës i misionit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha se se “është jashtëzakonisht e pamundur” që koronavirusi të ketë dalë nga një laborator në qytetin Vuhan të Kinës.

Ai tha se duhet bërë më shumë punë për të identifikuar burimin e tij.

Komentet u bënë në përfundim të një misioni të përbashkët të OBSH-së dhe Kinës.

Vuhani, i cili ndodhet në provincën perëndimore Hubei të Kinës, është vendi i parë në botë ku është zbuluar koronavirusi, në fund të vitit 2019.

Që atëherë, mbi 106 milionë njerëz janë infektuar në të gjithë botën dhe mbi 2.3 milionë kanë vdekur.

Spekulimet janë shfaqur herët në pandemi se virusi mund të kishte dalë aksidentalisht nga laboratori, megjithëse nuk ka pasur prova të sigurta për ta mbështetur atë teori.

Dr Embarek tha në një konferencë për media se hetimet kanë zbuluar edhe informacione të tjera, por nuk e kanë ndryshuar imazhin e shpërthimit.

Ekspertët besojnë se virusi ka të ngjarë ta ketë origjinën te kafshët, por nuk janë të sigurt se si.

Liang Wannian, ekspert nga Komisioni Shëndetësor i Kinës, tha se koronavirusi mund të ketë qenë në rajone të tjera përpara se të zbulohej në Vuhan.