Barack Obama gjendet në Athinë dhe po merr pjesë në konferencën vjetore “Nostos 2023” të Fondacionit Stavros Niarchos.
Ish-presidenti amerikan, Obama kritikoi mediat perëndimore për faktin se më shumë rëndësi po i kushtojnë vëmendje zhdukjes së një nëndetëse me pesë pasagjerë në krahasim me fundosjen e një anije pranë Greqisë, ku ishin qindra emigrantë.
Javë më parë është fundosur një varkë me emigrantë pranë shtetit grek, ku të paktën 82 njerëz vdiqën dhe qindra të tjerë dyshohet se janë mbytur, raporton yenisafak.
Fakti që po i kushtohet më shumë vëmendje nëndetëses me pesë persona, e cila u zhduk në brigjet e Newfoundland, Kanada, ndërsa ishte në një turne në rrënojat e Titanikut, sesa varka e emigrantëve që fundoset pranë shteti grek me deri në 700 njerëz në bord është “e pabesueshme”.