Pas zhvillimeve të reja mes Prigozhinit dhe Putinit, reagon zyrtari ukrainas: Gjithçka sapo ka filluar në Rusi

“Gjithçka sapo ka filluar në Rusi”, ka thënë një ndihmës i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky pas zhvillimeve të fundit mes Putinit dhe Prigozhinit.

Yevgeny Prigozhin, shefi i mercenarëve rus, Wagner ka marr nën kontroll një qytet në Rusi ndërsa ka për synim largimin e krerëve të ushtrisë në Kremlin.

Mykhailo Podolyak i përshkroi veprimet e liderit mercenar si një “operacion kundër-terrorist”, raporton skynews.

“Ndarja midis elitave është shumë e dukshme. Të pajtohesh dhe të pretendosh se gjithçka është zgjidhur nuk do të funksionojë”, tha ai.

“Dikush patjetër do të humb: Prigozhini ose ‘anti-Prigozhini’”, shtoi ai.

Ndryshe, presidenti rus Vladimir Putin i ka përshkruar lëvizjet e Prigozhinit si tradhti kombëtare dhe thikë pas shpine për Rusinë.