Nxënësit e shkollave të mesme protestojnë kundër ndotjes

Nxënësit e disa shkollave të mesme pas bojkotimi të mësimit në shenjë revolte, me maska kundër ndotjes dhe me brohoritje “Nuk ka ajër nuk ka qetësi” sot kanë vazhduar protestën e tyre kundër ndotjes së ajrit. Nxënësit pasi që kanë protestuar para Kuvendit dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, për momentin janë bashkangjitur protestës së “Frontit të gjelbërt” para godinës së Qeverisë.