“Me pushkë automatike grabiti rreth 5300 euro në kazino”, Prokuroria kërkon paraburgim për të riun nga Tetova

Prokuroria kërkon paraburgim për 28-vjeçarin nga Neproshteni i Tetovës, i cili dyshohet se me 24 prill të këtij viti, me pushkë automatike grabiti një kazino në fshatin Leshkë të Tetovës, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se i njëjti përpos për grabitje, dyshohet edhe për kryerjen e veprës penale “armëmbajtje pa leje”.

“Më 24 prill, i dyshuari i maskuar me fantom maskë, ka hyrë në një kazino në Leshkë dhe ka kërcënuar me pushkë automatike, e cila është e ndaluar për qytetarët, punonjësin e sigurimit dhe një person tjetër të pranishëm. Ai ka aktivizuar pushkën automatike dhe ka urdhëruar të dëmtuarit që të shtrihen në dysheme, pas çka nga sirtarët e kasës i ka marrë 329.780 denarë”, thonë nga Prokuroria./tv21.tv