Rrëmbehet kryebashkiaku i një qyteti ukrainas

Forcat ruse kanë rrëmbyer kryebashkiakun e qytetit jugor të Dniprorudne, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Yevhen Matveyev bëhet kryebashkiaku i dytë ukrainas që dyshohet se është rrëmbyer që nga avancimi i trupave ruse në tre ditët e fundit, pasi kryetari i bashkisë së Melitopolit u ndalua të premten, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kuleba thotë se “kriminelët rusë të luftës” e kishin rrëmbyer Matvejevin.

“Unë u bëj thirrje të gjitha shteteve dhe organizatave ndërkombëtare që të ndalojnë terrorin rus kundër Ukrainës dhe demokracisë,” thotë ai.