Nuk shpëton as Shaqiri, kritikohet për paraqitjen e tij

Ata së fundmi kanë humbur ndaj skuadrës së 15-të në tabelë, Brighton, me rezultat minimal 1-0, transmeton lajmi.net.

Në këtë ndeshje janë kritikuar pothuajse gjithë lojtarët e skuadrës, mirëpo kapiteni Jordan Henderson ka pasur kritika të veçanta për Xherdan Shaqirin.

Xherdan Shaqiri nuk arriti të ketë një ndikim të madh në ndeshje përkundër faktit që fillojë nga minuta e parë.

Sipas raportimeve të beIN Sports, në mbarimin e pjesës së parë Shaqiri ishte kritikuar nga Henderson, i cili shprehu kritika për mungesën e tij të lëvizjes.