“Nuk pranojmë përfundimin e luftës në Gaza”, Netanyahu ia bën të qartë Blinken-it: Do të pushtojmë zonën Rafah

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu gjatë takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken ia ka bërë të qartë këtij të fundit se nuk do të pranonte përfundimin e luftës në Gaza.

Mediat e huaja shkruajnë se një prej zyrtarëve të qeverisë izraelite bën me dije se Netanyahu ka theksuar se nuk do të pranojë përfundimin e luftës në Gaza si pjesë e një marrëveshje për lirimin e pengjeve.

“Ai i tha Blinken se ne jemi të interesuar të arrijmë një marrëveshje dhe jemi të vendosur për të rrëzuar Hamasin”- u shpreh zyrtari.

Ndër të tjera, Netanyahu u zotua gjithashtu se operacioni ushtarak i izraelitëve në Rafah do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet pa pushtimin e të gjithë zonës.

“Operacioni në Rafah nuk varet nga asgjë. Kryeministri Netanyahu ia bëri këtë të qartë Sekretarit Blinken”- zbuloi ndër të tjera zyrtari.

 

Top Channel