Vulin: Alarmet për bomba si korona, duhet të mësohemi me to

In this photo taken Monday, April 23, 2018, Serbian Defense Minister Aleksandar Vulin stands at the Serbian Parliament building in Belgrade, Serbia. Serbia's defense minister on Wednesday, July 10, 2019 says he has been banned from entering Kosovo, denouncing its leaders as "liars." (AP Photo/Darko Vojinovic)

Ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, tha se raportimet për vendosjen e bombave janë si COVID-19, pra, njerëzit sipas tij, duhet të jetojnë me këtë.

Ai tha se emailet e shumta në të cilat vijnë alarmet për vendosjen e bombave thotë se vijnë pasi Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Serbisë.

“Kjo është një formë e luftës psikologjike, terrorizmit modern, është e frikshme. Është e pamundur të ndalen këto raportime dhe na takon ne të rrisim parandalimin,” tha Vulin për TV Prva, transmeton Klankosova.tv.

Por, alarme të tilla për bomba ka pasur edhe në Kosovë, ndonëse Kosova është shteti i parë në rajon që i është bashkuar sanksioneve të BE-së dhe ShBA-së kundër Rusisë.

Alarme për vendosjen e bombave ka pasur tek Rektorati i UP-së dhe në shkollën Xhevdet Doda.

Me alarme të njëjta janë përballur edhe shtetet e tjera të rajonit si Mali i Zi e Kroacia.