“Nuk kam shumë mundësi, por për hatër Kosovës e hatër të Albin Kurtit i jap 1000 euro ndihmë”

“Nuk kam shumë mundësi, por për hatër Kosovës e hatrin tënd, i jap 1000 euro, ndihmë”, vjen reagimi i parë pozitiv nga mergata

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje mërgatës për ndihmë në këto kohë pandemie.

Ai tha se është më se e duhur që kjo ndihmë të vijë në këto ditë të vështira.

Teksa i menjëhershëm ishte reagimi i një qytetari që po ndiqte “live” fjalën e Kurtit, “Nuk kam shumë mundësi, por për hatër Kosovës e hatrin tënd, i jap 1000 euro, ndihmë, tha ai.

Kujtojmë që Kosova në ditët e fundit i është afruar shumë pikut kulminant, ashtu sic e theksoi edhe ministri Vitia.

Image