Nuk ka simptome të reja te pacientët me Covid 19 në Maqedoni, karantina mbetet në fuqi!

Te pacientët në Maqedoninë e Veriut nuk janë vërejtur simptome të reja nga virusi Covid 19, njoftojnë mjekët. Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se nuk është vërejtur diçka e jashtëzakonshme sa u përket simptomave.

Duke folur lidhur me vlerësimet për zbutjen e masave restriktive, Filipçe tha se vlerësimet nuk bëhen vetëm në bazë të përqindjes së qytetarëve të infektuar në bazë të numrit të përgjithshëm të testeve të bëra, raporton Gazeta Lajm. Ai tha se përveç rënies nën 5 për qind të numrit të infektuarve, kushte tjera janë edhe kapacitetet e spitaleve për të menaxhuar epideminë, numri i rasteve të vdekshmërisë, e kështu me radhë.

Filipçe poashtu paralajmëroi se mbetet në fuqi karantina 14 ditore për qytetarët që vijnë në Maqedoni nga vende tjera, por paralajmëroi konsultime me ministrat e shëndetësisë së vendeve të rajonit, për të diskutuar për