Nuk ka pse PD-ja për Sali Berishën të sillet me anti-amerikanizëm si PPSH e Enver Hoxhës

Shkruan: Skënder Kapiti

Përderisa PD krenohet për kontributin për rrëzimin e komunizmit, nuk ka pse sot të mos jetë PD e Basha në krye edhe të luftës për t’u ndarë nga tranzicioni dhe per cmontimin e korrupsionit e për ndëshkimin e tij, gjë të cilën e kërkojnë dhe e mbështesin edhe aleati i madh i shqiptarëve, SHBA-të.

Demokratë, kujdes nuk ka pse për interesin personal politik të Sali Berishën , nuk ka pse të bini pre e antiamerikanizmit të tij. Për këtë janë të mjaftueshme që të lexoni “ non grata”-n amerikane për Berishën dhe mesazhet e ishAmbasadorit Ryerson, ish-Sekretares znj.Klinton dhe të Amasadores Yuri Kim.

Berisha në përpjekjen e tij me te e ashtuquajturën prej tij “foltore” për të inspiruar një reagim nga Partia Demokratike kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës nën maskën antiBasha, pse ai e përjashtoi me të drejtë Berishën nga grupi palamentsar i PD-së, pasi ai u shpall “non grata” nga SHBA. Por nuk e di se si ka mundësi që ka mbështetës të kësaj lëvizje antiSHBA!?

Një gjë është e qartë , ajo se SHBA-të kanë bërë për Shqipërinë dhe për shqiptarët më shumë se sa vetë shqiptarët. Për Berishën SHBA-të janë të mira vetëm nëse e mbështesin Berishën , por ama SHBA-të kurrë nuk pajtohen me korrupsionin, SHBA-të të mbështesin por kur dalin fakte dhe kur ato zhgënjehen, SHBA nuk të falin për korrupsionin. Këtë më se qartë e thotë edhe ishAmbasadori Ryerson. Ish-ambasadori Ryerson u pyet edhe mbi zhvillimet në Shqipëri që lidhen me shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha:

“Ato që kanë ndodhur në Shqipëri janë inkurajuese, por edhe shumë zhgënjyese. Dikush më pyeti kohët e fundit se përse e bëri Sekretari Blinken këtë, përse jo një njoftim nga një prej zëdhënësve. Për mua ky është një sinjal kundër korrupsionit, jo vetëm për Shqipërinë, por se Uashingtoni do ta godasë korrupsionin sa herë ta shohë, pavarësisht se për kë bëhet fjalë. Ajo që ka rëndësi është çfarë bën tani ky, apo ai person, ky, apo ai entitet. Ndoshta para 25-30 vitesh nuk ishin përfshirë në korrupsion, por janë përfshirë më pas dhe prandaj tani po merr vëmendje kaq të lartë”, tha ai.

Pra Ryerson , kjo deklaratë e tij shkon në një linjë me “non grata” që SHBA shpalli Sali Berishës duke ia ndaluar atij hyrjen në SHBA, sipas DASH:

“Sot, unë shpall të papërshtatshëm Sali Berishën, ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndë. Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij.

Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve anti-korrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.

Ky emërim është bërë nën Seksionin 7031 (c) të Departamentit të Shtetit, Operacionet e Jashtme, dhe Programeve të Ndarjeve të Programeve, 2021. Përveç Berishës, unë po caktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berishën, djalin e tij, Shkelzen Berisha, dhe vajza Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.

Ky emërtim riafirmon angazhimin e përkrahjes së SHBA për reformat politike kryesore për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Shqipërisë. Departamenti do të vazhdojë të përdorë autoritete si kjo për të promovuar përgjegjësinë për aktorët e korruptuar në këtë rajon dhe globalisht”.

Po kështu edhe Ambasadorja e SHBA-ve shprehet në sinkron me deklaratën e DASH, kur ajo deklaroi se:

“Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu,” vijoi Yuri Kim.

Si dhe deklarimi tjetër nga ana e saj se:

“30 vjet që kur Shqipëria u çlirua nga diktatura komuniste. 30 vjet tranzicion. Koha për të zgjedhur përsëri: Ndryshim apo ngecje? Luftoni për brezin e ardhshëm apo mbroni fantazmat? E ardhmja apo e shkuara? Le të shikojmë drejt së ardhmes. Amerika dhe Shqipëria do të bëjnë së bashku,” shkruan ambasadorja amerikane.

Edhe më heret me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ish-Sekretaria amerikane e Shtetit, kur Kryeministër ishte Sali Berisha, Zonja Klinton dha që atëhere paralajmërimin dhe mesazhin se:

“… ju nxis të përballeni me problemin që ndikon aq shumë demokraci në botë sot, dhe pikërisht korrupsionin. Kjo është një luftë që çdo vend duhet ta kryejë dhe të fitojë sepse në mbarë botën, korrupsioni është një kancer që gërryen shoqëritë. Shteron burimet, bllokon rritjen ekonomike, është mburojë për udhëheqës të paaftë dhe joetikë, dhe ndoshta më e keqja, krijon një kulturë pandëshkueshmërie që iu gërryen njerëzve vullnetin për të përmirësuar jetët dhe komunitetet e tyre. Çrrënjosja e korrupsionit kërkon përpjekje të pandalshme dhe një përkushtim të përbashkët. Pavarësisht cilës parti i përkisni, pavarësisht cilat janë mosmarrëveshjet tuaja, nxis të gjithë udhëheqësit e Shqipërisë të gjejnë vullnetin politik për të punuar sëbashku, për t’u përballur me këtë kërcënim ndaj pavarësisë suaj”.

Pra, Demokratë lexoni këto mesazhe, që janë realisht mëse të drejta , të sakta dhe aq të nevojshme për shtetin dhe shoqërinë shqiptare sot për t’u ndarë nga e kaluara dhe nga tranzicioni , si dhe janë mesazhe të vyera për Partinë Demokratike për t’u ndarë nga e vjetra, nga fantazmat dhe nga korrupsioni, dhe keto i shërbejnë vetë Partisë Demokratike për të dalë nga tranzicioni dhe nga sistemi i korrupsionit si dhe për t’u ndarë nga ata të cilët ndjellin dhe përpiqen që ta përdorin PD-në kundër SHBA-ve për interesa personale.