Nuk ka luajtur asnjë ndeshje me ekipin e parë, por Barcelona refuzon një ofertë shumë të rëndësishme për qendërmbrojtësin senegalez

Mikayill Faye iu bashkua Barcelonës në afatin kalimtar veror nga skuadra kroate NK Kustosija e Zagrebit për shumën e 1,5 milionë eurove.

Qendërmbrojtësi i talentuar senegalez megjithatë ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje me ekipin e parë të Barcelonës edhe pse po shkëlqen te skuadra e dytë.

Pavarësisht se nuk luajti asnjë ndeshje për ekipin e lartë të Barcelonës këtë sezon, mbrojtësi i talentuar Mikayil Faye po tërheq shumë interes nga disa klube në mbarë Evropën.

Megjithatë, klubi i parë që bëri një përpjekje serioze për të marrë të riun është RC Lens dhe këtë e ka zbuluar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

“Kuptoni Barcelona ka refuzuar një ofertë zyrtare nga RC Lens për mbrojtësin 19-vjeçar Mikayil Faye. Propozimi me vlerë 9 milionë euro është refuzuar nga klubi pas bisedimeve të brendshme”, ka shkruar Romano.

Faye ka bërë përshtypje me Barca Athletic ku ka luajtur 17 ndeshje këtë sezon. Ai ka ndihmuar skuadrën e Rafa Marquez të mbajë tre herë portën e paprekur dhe të fitojë nëntë ndeshje deri më tani.

Te Barcelona besojnë shumë në të dhe përkundër krizës financiare ata kanë refuzuar një ofertë të rëndësishme për senegalezin.