Modric largohet nga Real Madridi, është indinjuar nga lëvizjet e trajnerit dhe drejtuesve

Kapiteni i kombëtares kroate, Luka Modric, mund të largohet nga gjiganti spanjoll, Real Madrid, në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

E përditshmja spanjolle AS, në tekstin kushtuar Modricit ka paraqitur të dhëna të caktuara që janë shumë shqetësuese për kroatin, por ajo që pa dyshim tërhoqi gjithë vëmendjen ishte largimi i mundshëm.

Modric ishte zëvendësues në 17 nga 32 ndeshjet e Real Madridit këtë sezon, gjë që nuk i ka ndodhur kurrë më parë.

Gazetarët e AS theksojnë se mesfushori me eksperiencë ka rënë në hierarki për sa i përket skuadrës së Carlo Ancelottit, për të cilën ka inat serioz.

Në ndeshjen e fundit ndaj Las Palmasit, Modric nuk pati mundësi të luajë dhe është veçanërisht i mërzitur që Ancelotti nuk e dërgoi as në ngrohje.

Kroati dyshohet se është zemëruar me drejtuesit e klubit mbretëror dhe i ka inat që nuk reagojnë ndaj injorimit të Ancelottit, ndaj situata është shumë e tensionuar dhe çdo gjë mund të përshkallëzohet këto ditë.

Sauditët janë shumë të interesuar për shërbimet e tij, kështu që Modric shumë shpejt mund të kalojë në Al-Hilal, i cili tashmë ka sjellë një seri të tërë yjesh.