Nuk ka asgjë që e bashkon ASh-në me BDI-në

Shkruan: Arben Fetai

Grubi paska thënë se BDI ka marrëdhënie të shkëlqyera me Aleancën për Shqiptarët sepse po na bashkojka ideja e integrimit evropian.

Tregoni Grubit që pro-evropianizmi nuk është njësi matëse në politikën shqiptare, sepse nuk ka shqiptar që nuk e don integrimin në BE. Rrjedhimisht, nuk ka asgjë që e bashkon ASh-në me BDI-në. Në anën tjetër ka qindra çështje që na ndajnë, duke filluar nga hajnia dhe korrupsioni, kazinot dhe lojërat e fatit, Soravia dhe Eurovia, përqafimi me Mijallkovin më 27 prill dhe ikja e organizuar e Gruevskit, rastet e montuara dhe drejtësia e mohuar për shqiptarët, Ballkani i Hapur dhe animi nga Vuçiçi për Zajednicën, regjistrimi i kurdisur dhe përzënja e shqiptarëve. ASh-ja asnjëherë nuk do shndërrohet në patericë të BDI-së sado që Ali Ahmeti është në krizën më të madhe partiake dhe korruptive që nga dalja e tij në skenë, dhe është i gatshëm të japë çdo gjë për të mos përfunduar si Sali Berisha, i marruar, i izoluar dhe i shpallur non grata nga aleatët e shqiptarëve.