Nuk e di se deri ku do të shkojë çmimi i naftës, thotë kryeministri Kovaçevski

Kryeministri Dimmitar Kovaçevski në konferencës e sotme për shtyp tha se qeveria po ndjek zhvillimet e krizës ekonomike dhe siguroi që qytetarët për ndihmë duke thënë se me rishikimin e buxhetit janë paraparë 80 milionë euro për masa anti- krizë, përcjell TV21. Kovaçevski foli konkretisht për çmimet e derivateve të naftës duke thënë se nuk e di se deri ku do të shkojë çmimi pasi gjithçka varet nga agresioni rus në Ukrainë.

“Sa i përket çmimeve të derivateve të naftës iu e shini se nafta po thyen rekorde. Sot çmimi i naftës është 120 dollarë barel që është historikisht niveli më i lartë. Për të qenë i sinqertë nuk e di se deri ku do të shkojë çmimi i naftës, këtë po e analizojnë edhe analistët financiar. Nëse i ndjekin unë çdo mëngjes me këshilltarët e mi i ndjekë lëvizjet e brezave. Ajo që mund të bëjmë është të apelojmë që sa më shpejt të ndalet agresioni rus ndaj Ukrainës, me çka do të stabilizohej çmimi i energjencave dhe produkteve ushqimore”, deklaroi Kovaçevski.