Semi dhe këngëtari kosovar shihen krahë njëri-tjetrit në “UNUM”

Semi Jaupaj pas përfundimit të “Big Brother VIP”. i është rikthyer fuqishëm muzikës.

Që nga dalja e saj ajo ka publikuar tri këngë, të cilat i rezultuan shumë të suksesshme, shkruan lajmi.net.

Së fundi ajo ka publikuar bashkëpunimin me këngëtarin kosovar, Ron Zaiti.

Gjatë ditës së djeshme ajo përmes disa fotografive e videove në rrjetin social “Instagram” ka bërë të ditur se gjendet në festivalin “UNUM” në Shëngjin, teksa nga i njëjti vend publikoi edhe Roni.

Por, në një video të siguruar nga Express Rozë, dyshja shihen krahë për krahë me njëri-tjetrin./Lajmi.net/