“Nuk do t’ua harroj”, çfarë problemi ka S4MM me reperët e tjerë?

Reperi S4MM i ka falënderuar të gjithë ata që po e mbështesin në karrierë.

Mirëpo si duket paska një hatërbetje me kolegët reperë dhe kështu të paktën na la të kuptohet me një postim të bërë në Instastory.

Në postimin e parë ka shkruar: Faleminderit për mbështetjen.

E në të dytin ka për të ju thënë diçka reperëve.

“A juve reperëve nuk do t’ua harroj a”, ishin fjalët e S4MM ku si duket hatërmbetja e tij me ta ka ardhur shkak i mos mbështetjes pas publikimit të projektit të ri muzikor.