Reperi Majk ka zgjedhur që nëpërmjet një postimi në Instastory t’ia kthejë “thumbin” Taynës.
Kjo e fundit në emisioni ‘Shiko kush luan’ përpos performancës në studio, reperja u bë pjesë e lojës ‘Paintball’, ku pati jo pak për të zbuluar.
Me fotot e disa prej personazheve vendosur në një tabelë, Tayna ka shënjestruar një nga një ata të cilët vlenin si përgjigje për pyetjet e drejtuara reperes.
Majk e ka cilësuar si kolegun ‘e rënë nga fiku’, ashtu sikurse po të njejtin emër ka zgjedhur për artistin që i uron më shumë fat në 2020-tën, pasi 2019-ta nuk rezultoi si i tillë. Për sa i përket Onatit, Tayna e ka shënjestruar dy herë si këngëtarin që nuk do të bënte kurrë bashkëpunim dhe që ka tekstet më të dobëta.
E më pas Majk ka postuar Instastory ku i ka shkruar disa fjalë të cilat duket se i ka direkt për Taynën.