“Nuk do guxoja të shkoja në Ukrainë tani”, flet aktori kosovar që ngjan frikshëm me presidentin çeçen

Ramzan Kadyrov, presidenti i Çeçenisë, është një ndër figurat më me ndikim në luftën në Ukrainë. Madje, pak ditë më parë i ka kërkuar Presidentit Vladimir Putin që të lëshojë të gjithë fuqinë ushtarake ruse në Ukrainë, për “ta mbyllur këtë çështje për një ose dy ditë”.

Mirëpo, duket se edhe në vendin tonë është një lider i ngjashëm me Kadyrov, por ndryshe nga ai i cili sundon republikën brenda Federatës Ruse, shqiptari është aktor. Bëhet fjalë për aktorin Arjan Hoti, i cili ka një ngjashmëri të madhe me presidentin çeçen. Madje, ai ka filluar të njihet edhe më shumë, ku njerez e gjithë bota i bëjnë ‘tag’ në rrjetet sociale.

Në një lidhje me “Skype” për “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi të gjithë ndjesinë që përjeton kur e krahasojnë me Kadyrov.

“Më kanë shkruar disa persona dhe shpresoj të bëjë një film për të, një film të ruajë rolin e tij. Vetëm të kisha ditur edhe gjuhën, do isha perfekt fare.

Me thënë të drejtën nuk do të kisha guxim me shku tani në Ukrainë. Nuk është se kam ndonjë punë, po edhe sikur nuk do kisha shku.

Shumica e njerëzve më kanë komentuar, po ashtu të famshëm si Mozzik, Getinjo me të cilët kam raport që më herët, nuk është se më kanë njohur tani nga foto”, u shpreh Hoti.

/abcnews.al