Nuk arrihet marrëveshje mes Dybala dhe Juventus

Paulo Dybala nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me Juventusin.

Dybala ka kontratë me Juventusin deri në qershor të këtij viti dhe do të largohet në fund të sezonit.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, pas takimit të zhvilluar sot, ndërmjet stafit të argjentinasi dhe udhëheqësve të klubit marrëveshja nuk është arritur.

Fillimisht kishte marrëveshje verbale për 8 milionë euro plus 2 milionë pagë neto, deri në vitin 2026, por më pas Juve vendosi të ndryshojë propozimin e tyre, përcjell lajmi.net.

Paulo nuk ishte i kënaqur me kushtet aktuale, prandaj do të largohet gjatë merkatos së verës si një lojtar i lirë.

Ekipet që kanë shfaqur interesim për argjentinasin janë: Barcelona, Manchester United dhe Tottenham.