Nuhiu: BDI-ja do të mbështes çdo nismë që është në interes të shqiptarëve

Zëvendësministri i drejtësisë nga radhët e BDI-së Agim Nuhiu në “Rruga drejt…” deklaroi se ai dhe subjekti i tij do të mbështesin çdo nismë që vjen nga opozita por edhe nga sektori joqeveritarë e që është në interes të qytetarëve. Megjithatë sa u përket propozim ndryshimeve të ligjit për shtetësi të propozuar nga opozita shqiptare, Nuhiu përkujton se ky ligj ka pësuar ndryshime edhe në të kaluarën dhe atë sipas tij fal angazhimit të BDI-së. Ai me këtë rast përmendi se 13312 shqiptar janë pajis me shtetësi, fal angazhimit të BDI0-së dhe ministrave të saj në dikasterin e drejtësisë.

Ne do të mbështesim çdo iniciativë jo vetëm që vjen nga opozita shqiptare, por edhe në rast se vjen nga shoqëria civile apo grupet e interesit, në rast se kemi të bëjmë me plotësimin e interesave të qytetarëve shqiptarë dhe qytetarëve të tjerëve në vendin tonë. Dhe këtu nuk kemi dilema, pavarësisht se sa është numri i qytetarëve të cilët nuk kanë shtetësinë e vendit, qoftë edhe një shqiptarë të jetë i privuar nga e drejta për ta fituar shtetësinë, BDI-ja jo që i mbështet, por do të jetë partnerë krah për krah deri në realizim e së njëjtës. Megjithatë, dua të saktësoj për opinionin se ndryshimet që i prezantoj zoti Haziri në lidhje me mospasjen e bazës ligjore juridike për fitim e shtetësisë në bazë të parimit të suksedimit shtetëror nga Republikat ish Jugosllave, duhet të saktësoj se ky propozim ligj nuk është risi, ligji për shtetësi ka pësuar ndryshim edhe më herët. Dhe janë paraparë lehtësime që shqiptarët janë gjendur në territorin e Maqedonisë dhe që kanë pasur shtetësi të ish republikave jugosllave, edhe janë pajisur me shtetësi, janë 13312 shqiptarë që janë pajisur me shtetësi falë kornizës ligjore që ka ndryshuar BDI-ja”, tha Agim Nuhiu./Alsat