Greqia apo Turqia, kush po e fiton garën e armatimit? Çfarë zbulon gazeta gjermane

Media gjermane “The Neue Zürcher Zeitung” i ka kushtuar një artikull të gjatë raporteve mes Greqisë dhe Turqisë duke bërë një konstatim të rendësishëm edhe sa i përket tensioneve në rajon.

Sipas NZZ, Greqia dhe Turqi janë futur në një garë armatimi me njëra-tjetrën gjatë viteve të fundit, ndërsa tensionet mbeten të larta në Egje dhe më gjerë.

Gazeta shkruan se kjo garë aktualisht është duke u kryesuar nga Greqia nisur edhe nga marrëveshjet e bëra sëfundmi për avionët e avancuar “Rafale”, fregatat fregatat franceze si edhe interesimin për avionët amerikanë “F-35”, raporton abcnews.al.

“SHBA-të ndërprenë marrëveshjen për avionët F-35 me Turqinë për shkak të blerjes nga qeveria e Erdoganit të sistemeve raketore ruse S-400. 6 avionët e parë F-35 të dëstinuar për Turqinë duket se do t’i jepen Greqisë”, shkruan gazeta duke theksuar se pavarësisht kësaj, ka pak gjasa që grekët të fitojnë garën me Turqinë, e cila ka kapacitete të mëdha si edhe ka avancuar mjaft në teknologjinë e dronëve dhe anijeve ushtarake.