Lushtaku: Do të punojmë për fitore për hirë të Thaçit e Veselit

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, është takuar me strukturat e degës së kësaj partie në Skënderaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lushtaku ka bërë me dije se me ta kanë diskutuar për situatën e përgjithshme politike në vend pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Sipas Lushtakut, Skënderaj është bastion i palëkundur i PDK-së që nga paslufta. Ai ka thënë se do të punojnë fort për fitoren e radhës për hir të ish presidentit Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

“Skenderaj është bastion i palëkundur i PDK-së që nga paslufta. Skenderaj por edhe i gjithë lidershipi i PDK-së është i bashkuar si kurrë më parë, edhe për hirë të ish Presidentit Hashim Thaçi e Kadri Veseli, që të punojë për fitoren tonë të radhës”, ka shkruar Lushtaku.