Nora Istrefi publikon këngën “Amanet”

Këngëtarja e njohur kosovare Nora Istrefi e ka publikuar video projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Amanet”.

Kënga e re e Norës i takon zhanrit të baladave.

Artistja 36-vjeçare i ka kushtuar vëmendje edhe klipit, derisa në skenat e tij është shfaqur me plot stil.