Fisnik Syla: Për Fjolla Morinën, paraja dhe interesi janë gjithçka

Biznesmeni Fisnik Syla ka folur në lidhje me ndarjen nga këngëtarja Fjolla Morina.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Syla u shpreh se gjithçka për Morinën, ishte paraja.

Syla shtoi se Morina ka tentuar që të rikthehet sërish me të.

“Në fillim, askush nuk martohet pa dashuri. Ne kemi bërë martesën dhe ajo martesë u bë edhe publike. Natyrisht që në fillim kemi qenë të dashuruar. Por pasi e pamë që gjërat nuk po shkonin siç ishin në fillim, unë vërejta që ajo nuk ishte për mua dhe mbaroi gjithçka. Gjithçka për të ishte vetëm paraja, interesi, ajo nuk e njeh njeriun tamam si njeri, por vetëm për gjërat e interesit. Kemi rëndë dakord të dy palët, ne kemi parë që nuk funksionin më. Ka tentuar prapë të rikthehet, por kur e pa që te unë ka mbaruar gjithçka, ka filluar me shpifjet”, theksoi ai.