Nora Istrefi dhe Gjiko publikojnë këngën “Anna”

Del kënga “Anna”, bashkëpunim i Nora Istrefit me Gjikon.

Nora Istrefi dhe Gjiko kanë bashkuar sërish forcat, për të sjellë një tjetër këngë bashkë.

E pas disa ditëve paralajmërim, tashmë ata kanë publikuar me videoklip këngën me titullin “Anna”.

Për tekstin e këngës kanë punuar Era Istrefi dhe vetë Gjiko, ndërsa kënga është produkt i RedBox Entertainment.

Mbetet të shihet nëse “Anna” do të arrijë suksesin e hitit “Gabime” që dyshja kanë publikuar në vitin 2017.