Portugali, stuhia ”Elsa” shkakton viktima dhe dëme

Erërat e forta dhe rrebeshet e shiut të shkaktuara nga stuhia ”Elsa” u përplasën mbi Gadishullin Iberik mbrëmjen e së enjtes, duke shkaktuar të paktën katër viktima në Spanjë e Portugali si edhe dëme të shumta materiale.

Ditën e premte, për shkak të kohës së keqe u ndërprenë lëvizjet detare mes Marokut dhe Spanjës, në Ngushticën e Gjibraltarit.

Qetësia relative e konstatuar të premten do të jetë afatshkurtër, sepse të shtunën pritet që në territorin portugez të lëshohet stuhia ”Fabien”, që do të shkaktojë sërish rrebeshe shiu e erëra të fuqishme me 120 kilometra në orë.

”Megjithatë, ndikimi i kësaj stuhie të dytë do të jetë më pak intensiv”, sipas Institutit portugez të Meteorologjisë.