Nora Istrefi bëhët nostalgjike, publikon fotografi nga viti 2013

Nora Istrefi kohëve të fundit është shumë aktive në rrjete sociale.

Ajo ndan përditshmërinë e saj me fansat përmes postimeve të ndryshmë në “Instagram”.

Nora sot siç duket është bërë nostalgjike duke publikuar një fotografi të saj në “InstaStory” që i përket vitit 2013.

“2013, po shkon koha”, mbishkroi këngëtarja në fotografi.

Kujtojmë se Nora, para disa ditësh ka publikuar edhe projektin e saj më të fundit i cili titullohet “Më mungon”.