Momenti kur zyrtarët e arrestuar policorë futen në automjetin e Inspektoratit (VIDEO)

Disa zyrtarë policorë janë arrestuar e më pas nën pranga janë dërguar në automjetin e Inspektoratit Policor.

Klan Kosova ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes, saktësisht nga stacioni policor në Gjakovë ku gjendet gazetari Flamur Gajtani.

Operacioni “Pika” ka nisur që nga orët e hershme të mëngjesit dhe synon arrestimin e dhjetëra zyrtarëve policorë për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, njofton Klankosova.tv.