Noizy u bën thirrje shqiptarëve për ta votuar Stresin

Këtë të premte është një garë e fortë ku në nominim ndodhet Stresi, Xhuli, Gresa dhe Mbresa.

Njëri nga të katërt lëshon shtëpinë të premten, shkruan lajmi.net.

Krah Stresit i ka dalur reperi i njohur shqiptar, Noizy.

Noizy, me të cilin është pajtuar disa muaj më parë, ka bërë thirrje shqiptarëve nga shtetet e ndryshme për ta votuar Stresin.

Ai ka postuar fotografinë e banorit të BBVK-së në Instagram me numrat në të cilët duhet votuar për të qëndruar në shtëpi./Lajmi.net/