Olta: Luizi e meriton finalen, ai do të fitojë

Luizi dhe Olta, janë dy banorët më të komentuar të “Big Brother VIP Albania 2”.

Dyshja janë kundërshtarë në lojën e tyre ndaj njëri-tjetrit, shkruan lajmi.net.

Por, Olta së fundmi ka habitur me një deklaratë të saj ndaj këngëtarit, e cila ia pranoi meritat e të bëmave të tij në shtëpinë e famshme.

“Zihem e grihem me Luizin, por ai e meriton finalen. E meriton me gjithë gjërat që ka bërë. Është formati i tillë, bën lëmsh shtëpinë ai, krijon situata. Ai do të fitojë”, është shprehur Olta teksa bisedonte me banorët.

Ndryshe, sonte në nominim janë Olta, Tea, Kristi dhe Eni./Lajmi.net/