Noizy shpërndan këngën e Bebe Rexhës, ky është reagimi i saj

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, dje (e premte) ka lansuar projektin e ri muzikor, shkruan lajim.net.

“Sacrifice”, titullohet kënga e re e Bebes, të cilës ia realizoi edhe anën vizuale, ndërsa po pritet mirë në publik.

Kjo këngë i ka pëlqyer edhe reperit Noizy, i cili e publikoi atë këngë në llogarinë e tij në Instagram.

Madje, artisti njofton fansat që videoklipi i Bebes duhet të shikohet patjetër.

Bebe Rexha e shpërndau postimin e Noizyt në Instagram, duke treguar se ndjehet falënderuese për mbështetjen e tij. /Lajmi.net/