Ibrahimovic pranë rikthimit te kombëtarja e Suedisë, mund të luajë ndaj Kosovës

FotbollDirekt.se mëson se Ibrahimovic do të grumbullohet për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës në 25 mars kundër Gjeorgjisë – si dhe kundër Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ibrahimovic njoftoi për pensionimin e tij nga kombëtarja e Suedisë në 2016, kur edhe u bë golashënuesi më i mirë për vendin e tij.

Listat e lojtarëve me lojtarët e grumbulluar për ndeshjet e marsit do të publikohen më 16 mars.