Drake nxit thashetheme për një aferë me Kim Kardashian

Drake po i shton zjarr çështjes së Kim dhe Kanye, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Reperi 34-vjeçar bëri që fansat të flisnin për një lidhje të përfolur me Kim Kardashian pasi publikoi këngën e tij të re Wants and Needs të premten.

Ai vuri emrin Kanye West në vargjet: “Po, unë ndoshta duhet të lidhem me Yeezy, kam nevojë për mua ca Jezus, por sapo fillova të rrëfej mëkatet e mia, ai nuk do të na besonte”.

Kënga, e lëshuar si një nga tre pjesët e EP-it e tij të ri “Scary Hours 2”, është kapitulli i fundit në ‘beefin’ e vjetër të Drake me reperin 43-vjeçar.

Edhe pse Drake nuk e përmend kurrë Kim me emër në këngë, rrjetet sociale menjëherë filluan të gumëzhinin se artisti kanadez po i referohej një lidhje të mundshme me yllin 40-vjeçar.

Një ndjekës shkruan “Drake në thelb e pranon se ai e ndau Kimin nga Kanye”. /Lajmi.net/