Noizy rikthen stilin e vjetër muzikor në albumin e ri, paralajmëron këngë të ngjashme me “Jena Mbretër”

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është në përgaditje të albumit të ri.

Këtë vit ai po sjellë projektin e tij madhështor të quajtur “Alpha”, shkruan lajmi.net.

Në të do të përfshihen disa këngë, e në mesin e tyre edhe bashkëpunime me emra të njohur.

Në një video të re publikuar në rrjete sociale, reperi ka prezantuar një pjesë të shkurtër të një kënge – e cila ngjason me stilin e tij të vjetër muzikor, përkatësisht me këngën “Jena mbretër”.

“Kjo është për gjeneratën e re, ta kuptojnë si jemi ndjerë ne në 2009. Ju dua”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit të publikuar në Instagram.

“Jena mbretër” ka qenë një nga hitet e padiskutueshme të Noizyt./Lajmi.net/