Çfarë po ndodhë me Facebook-un e Ghetto Geasyt? Publikohen foto të pakuptimta

Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi i njohur si Geasy, duket se po ballafaqohet me probleme kibernetike.

Faqja e tij zyrtare në ‘Facebook’, duket se është hakuar, shkruan lajmi.net.

Duket se faqja e tij është marrë në administrim nga persona të paautorizuar.

Kështu së paku kanë lënë të kuptohet fotografitë e fundit të publikuara në llogarinë e tij, të cilat janë krejt të pakuptimta dhe nuk lidhen me karrierën apo përditshmërinë e tij.

Faqja në fjalë ka mbi 160 mijë pëlqime, gjersa imazhet e fundit të publikuara në to kanë shfaqur shqetësim te fansat.

Por, megjithatë reperi ende nuk e ka bërë asnjë reagim./Lajmi.net/