Noizy me deklaratë të fortë për Beatrixën: Do i bëja performancë private siç bë ajo për mua

Ai pyetej për personazhe të ndryshme dhe qëndrimi i tij në një shtëpi me ta, shkruan lajmi.net.

Radha erdhi edhe tek Beatrix Ramosaj dhe reperi habiti me përgjigjen.

Reperi tha se po të ishte në një shtëpi me Trixën do të bënte një performancë private për sikur ajo bënte për të.

Moderatorja gjithashtu i kërkoi mendim për imitimin që ajo i ka bërë rreth buzëve.

‘E kam parë. Ishte shumë bukur dhe më pëlqeu. Gati njëjtë. Nëse do jetoja në një shtëpi me Beatrixën do mundoja t’i bëja dhe unë një performancë private, siç bë ajo për mua. Do vija paruke dhe ca c*ca këtu’, u shpreh reperi.

Noizy nuk ka hezituar asnjëherë të jep deklarata të forta rreth vajzave të showbizit shqiptarë.