Grubi dhe Sali urojn njëri tjetrin për pozitat në Qeverinë e re

Deri para 2 muajsh kundërshtar politik, por tash janë së bashku në Qeverinë që do udhëhiqet nga Kovaçevski.

Artan Grubi nga BDI dhe Bekim Sali nga Alternativa mbrëmë kanë uruar njëri tjetrin me rastin e votimit në kuvend të qeveris që do udhëhiqet nga Kovaçevski, informon portali “tetova1”.

Duhet rikujtuar se ishin 4 votat e deputetëve të Alternativës që mundësuan që të krijohet kjo qeveri dhe Bekim Sali tash më do jetë ministër i shëndetësis.

Përndryshe në zgjedhjet e vitit 2020, Alternativa ishte në koalicion me ASH-në dhe fituan gjithësej 12 deputet (8 ASH dhe 4 AAA).

Mbrëmë me 62 vota për, u votua për qeverinë që do udhëhiqet nga Kovaçevski i LSDM-së./tetova1/