Noizy flet për Don Xhonin: Ka qenë fans i imi kur ishte më ri

Gjithashtu të dy marrin vëmendje edhe përtej muzikës, shkruan lajmi.net.

Për shkak të zhanrit të tyre muzikorë, reperët njihen si rivalë me njëri tjetrin.

Së fundi Noizy i ftuar në ‘Why Not’ ka folur edhe për reperin që hyri fuqishëm në skenën e muzikës.

I pyetur se cilat ishin gjërat që ai do i bënte në një shtëpi me Don Xhonin, për një moment ai lëshoi një deklaratë.

Sipas tij Don Xhoni ka qenë fans i tij kur ai ishte më i ri dhe se do të bënte të njëjtat gjëra që bën me shokë.

‘Don Xhoni ka qenë një fans i imi në moshë të re, do i kisha bërë pyetje, sa vjeç ke qenë, ke rastis ndonjëherë në një koncert timin, e kisha përgëzuar për suksesin që po korr. Bravo i qoftë’, u shpreh reperi i njohur shqiptarë.

Noizy është njëri ndër reperët që vazhdojnë të jetë fuqishëm në skenën shqiptare./