Njoftimi i rëndësishëm i familjes Pagarusha rreth ceremonisë mortore të ikonës së muzikës shqiptare

Bilbili i këngës shqipe u shua në moshën 86-vjeçare, duke lënë pas një veprimtari të pasur artistike.

Familja e Pagarushës njoftojnë se nesër (8 shkurt) hapet e pamja në hollin e Teatrit Kombëtar  në Prishtinë. Në të njëjtën ditë, në orën 11:00 do të mbahet mbledhje komemorative për nder të veprës së Nexhmije Pagarushës.

Ndërsa, varrimi i të ndjerës do të bëhet të dielën (9 shkurt) në ora 14:30 në fshatin Pagarushë, me një ceremoni private, sipas amanetit të këngëtares.

E pamja do të vazhdojë edhe dy ditë (10-11 shkurt) në hollin e Teatrit Kombëtar.

Më poshtë mund ta gjeni njoftimin e plotë të familjes Pagarusha.