Alban Skënderaj me dhuratë për “Ditën e të dashuruarve”

Kantautori Alban Skënderaj po rikthehet me projekt të ri muzikor.

Këtë gjë e konfirmoi vet këngëtari me anë të disa fotografive, të shkrepura nga xhirimi i klipit të ri.

Data të cilën e zgjodhi për publikimin e këngës është pikërisht 14 shkurti, që njihet ndryshe si “Dita e të dashuruarve.

“14.02.2020 🌹”, është mbishkrimi që Albani ua la fotove, e që kuptohet se tema e këngës do të jetë dashuria.

Mbetet të shihet se çfarë po përgatit kësaj radhe ky artist.